Një grup studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë ka publikuar rezultate të reja që tregojnë se avokado ndihmon ndjeshëm në uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit. Ky frut tropikal përmban sasi të larta magnezi, vitaminë B6 dhe acide yndyrore të shëndetshme, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në prodhimin e hormoneve të lumturisë.
Studimi përfshiu mbi 500 persona që konsumuan avokado tre herë në javë për një periudhë dy mujore. Rezultatet treguan ulje të dukshme të niveleve të kortizolit, hormonit të stresit, si dhe përmirësim të përqendrimit dhe gjumit.
Mjekët e konsiderojnë avokadon si “ilaç natyral për qetësinë mendore”, duke theksuar se kombinimi i tij me fruta të tjera si bananet dhe arrat krijon një efekt sinergjik për trupin dhe trurin./KM
