Last Updated on 16/09/2026 by EL
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pas shpalljes së vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një deklarate, Peleshi theksoi se ky aktgjykim nuk mund të zbehë apo të njollosë sakrificën e udhëheqësve të UÇK-së dhe luftën e drejtë për liri.
“Vendimi i sapomarrë ndaj udhëheqësve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nuk i njollos dot heronjtë e Kosovës dhe luftën e saj.
Sot dhe githmonë, qëndrojmë krah tyre, krah luftës së drejtë të UÇK-së dhe krah Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike”, ka shkruar Peleshi./et
