Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e 18-vjeçares N. M., me armë zjarri në një hotel në Sauk.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. ”, thuhet në njoftimin e policisë.
18-vjeçarja u paraqit ditën e djeshmë në spital më plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Deri më tani, dyshohet se e reja është vetëplagosur me armë zjarri. Ndërkohë lidhur me ngjarjen dje u arrestuan dy persona, ndërsa vijojnë në kërkim dy të tjerë. /Kb
