Zhvillmet teknologjike po njohin rritje të shpejtë në ditët e sotme. Së fundmi një instalacion artistik i pazakontë po tërheq vëmendjen në Neue Nationalgalerie në Berlin, ku qen robotikë me koka silikoni të figurave të njohura publike lëvizin nëpër hapësirat e muzeut.
Kjo situatë ka krijuar një përvojë intriguese për vizitorët e pasionuar pas teknologjisë aq edhe shqetësuese për disa të tjerë.
Ekspozita, e titulluar “Kafshët e Rregullta”, paraqet robotë me tiparet e fytyrave të personaliteteve si Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos, si edhe të ikonave të artit si Andy Warhol dhe Pablo Picasso, si dhe liderit komunist Kim Jong Un.
Çdo robot është i pajisur me kamera që regjistrojnë ambientin përreth dhe, përmes algoritmeve të inteligjencës artificiale, e përpunojnë atë në imazhe që më pas “nxirren” në mënyrë simbolike, duke ironizuar procesin e konsumit dhe prodhimit të përmbajtjes vizuale.
Veprat e krijuara nga qentë robotikë pasqyrojnë stilin e secilit personazh,roboti me tiparet e Picasso-s gjeneron forma kubiste, ndërsa ai i Warhol-it krijon imazhe në frymën e pop-art-it, duke përforcuar mënyrën se si realiteti filtrohet dhe transformohet përmes teknologjisë..
Sipas kuratorëve, instalacioni synon të vë në pikëpyetje ndikimin kulturor nga artistët klasikë tek teknologjia që kontrollon algoritmet dhe informacionin.
Ekspozita vë theksin tek pushteti i epokës digjitale dhe mënyrën se si ai ndikon menjëherë në perceptimin publik.
E prezantuar fillimisht në Art Basel Miami Beach 2025, ekspozita është kuruar nga Lisa Motti, e cila e cilëson inteligjencën artificiale si një nga fenomenet më përcaktuese të kohës sonë dhe muzeun si një hapësirë për reflektim kritik.
Artisti Beeple, i njohur për veprat e tij dixhitale dhe për ndikimin në artin bashkëkohor, konsiderohet një nga figurat kryesore pas këtij projekti.
Ai sjell një qasje që ndërlidh bukur teknologjinë me satirën dhe kritikën e realitetit social./ET
