Last Updated on 04/09/2026 by EL
Zjarri ka përparuar drejt Levanit, ku flakët kanë përfshirë banesa. Banorët e rrezikuar janë evakuuar, ndërsa situata vijon të jetë problematike.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në fshatin Radostinë të bashkisë së Fierit, këtë të premte, 4 shtator.
Flakët u janë afruar dy lokaleve në afërsi të Qafës së Koshovicës, në anën lindore të Radostinës.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke sjellë edhe bllokimin e hekurudhës Fier-Vlorë. Ndërkohë, disa familje janë evakuuar për shkak se tymi i dendur ka mbuluar banesat e tyre.
Situata vijon të monitorohet, ndërsa autoritetet dhe shërbimet zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve./et
