Last Updated on 18/10/2025 by Kesjana
Tenori i njohur italian Andrea Bocelli i bëri një vizitë Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Asistentja e Trump, Margo Martin, ndau një video të momentit në X.
Ndërsa tenori italian dha një performancë të improvizuar në Zyrën Ovale, me Trump që qëndronte pas Resolute Desk ndërsa Bocelli ishte përpara, i veshur me një kostum të zi dhe me syze dielli.
“Dëgjoni këtë”, tha Trump ndërsa “Time to Say Goodbye” filloi të luhej në Zyrën Ovale.
Bocelli filloi të këndonte së bashku me këngën përpara se të qeshte për një moment.
Një video tjetër e postuar nga Martin tregon Trumpin dhe Bocellin duke folur në tavolinën e presidentit dhe duke dëgjuar një incizim të një kënge të Bocellit.
Trump u tha gazetarëve se Bocelli do të performonte në Shtëpinë e Bardhë më 5 dhjetor, dy ditë para ceremonisë së nderimit në Qendrën Kennedy, sipas Deadline. /kb
