Last Updated on 01/10/2026 by Monika
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka folur për videot intime të publikuara së fundi.
I ftuar në A2CNN, Dervishi ka ngritur pikëpyetjen se pse këto skandale po ndodhin pikërisht në këto momente ku kanë shpërthyer të tjera skandale të mëdha.
“Çfarë situate duam të jetojmë dhe media tradicionale do ta ndjek turmën nga pas apo do të përpiqet një drejtim tjetër debatit. Për fat të keq kjo e dyta ka munguar. Njerëzit nuk është se nuk e dinë çfarë janë këto video, kërkohet një rrugëdalje nga kjo histori. Pse pikërisht tani?”, tha Dervishi./Mxh
