Last Updated on 03/08/2025 by adminfjala
Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj – me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 – u mblodhën në periferinë lindore të Romës të shtunën për Jubileun e Vigjiljes së Rinisë.
Pritja e ngrohtë kulmoi me paraqitjen mbresëlënëse të Papa Leoni XIV, papa i parë amerikan, i cili u ul me një helikopter ushtarak, duke provokuar emocione dhe brohoritje. Duke buzëqeshur nga automjeti papnor, me një pamje që të kujtonte një… yll roku, Papa përshëndeti turmat e të rinjve që kishin nxituar ta shihnin, ndërsa shumë prej tyre e kishin kaluar tashmë ditën nën diellin përvëlues, duke dëgjuar muzikë, duke u lutur dhe duke biseduar me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota.
“Papa është këtu!”, u njoftua nga altoparlantët, duke përhapur entuziazëm.
Atmosfera u bë edhe më prekëse kur Leoni doli në skenë, duke mbajtur një kryq prej druri. Duke iu drejtuar të pranishmëve, ai tha: “Të dashur të rinj, pasi ecëm, u lutëm dhe ndamë këto ditë hiri të Jubileut kushtuar jush, tani mblidhemi në dritën që përparon drejt natës, për të qëndruar vigjilentë së bashku.”
Midis tyre, 18-vjeçarja Julie Mortier nga Franca, me zë të ngjirur nga këndimi dhe britmat, tha: “Është një përvojë që ndodh vetëm një herë në jetë. Nuk mund ta besoj që po e shoh Papën.” m.p.
