Last Updated on 20/04/2026 by EL
Pas publikimit të procesverbali i zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike në Kurbin, nga i cili dilte se në zgjedhje kanë marrë pjesë 784 votues, por në kuti janë gjetur 1500 fletë votimi, një tjetër çudi, (çmenduri), rezulton në ato zgjedhje.
Sipas dokumentit të mëposhtëm, rezulton se në dispozicion të demokratëve të Kurbinit për të votuar, ka pasur 2 dhoma të fshehta, por vetëm një kuti votimi!
Në pamje të parë e gjithë kjo çorbë duket si qesharake, por në fakt tregon se deri në çfarë pike ka degraduar PD e Sali Berishës. Kujtojmë se në zgjedhjet e djeshme për kryetar të PD Kurbin, fitoj Edmond Shkoza me 517 vota kundrejt Vilson Bitraj me 249 vota, ndërkohë që Komisioni ka gjetur në kuti 1500 vota!/et

