Papa Leo u takua me komunitetin e vogël katolik në Turqi, gjatë një vizite në Stamboll ku mbajti lutje në Katedralen e Shpirtit të Shenjtë.
Gjatë fjalës së tij, Ati i Shenjtë bëri thirrje për ndihmë ndaj migrantëve të cilët gjenden në Turqi — një vend që sot strehon gati 4 milionë të huaj, mes tyre rreth 2.4 milionë sirianë, si dhe migrantë nga Afganistani, Irani dhe Iraku.
Që prej fillimit të pontifikatit të tij gjashtëmujor, Papa Leo e ka vendosur kujdesin ndaj migrantëve në qendër të misionit të tij, duke kritikuar shpesh politikat kundër imigracionit të Presidentit amerikan Donald Trump.
Papa i parë amerikan pritet të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë për 1700-vjetorin e Këshillit të Nikeas, një ngjarje historike e Kishës së hershme e zhvilluar në territorin që sot i përket Turqisë. Pikërisht në këtë këshill u hartua Besojma e Nikeas, një tekst doktrinar që edhe sot përdoret nga shumica e 2.6 miliardë të krishterëve në mbarë botën./mxh
