Presidenti francez Emmanuel Macron ka tronditur samitin e Berlinit me një deklaratë.
“Mendoj se duhet të rihapim çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO”, tha Macron para gazetarëve.
Sipas tij, kjo çështje është “relevante për sigurinë evropiane”, duke pasur parasysh ushtrinë e fortë dhe të pajisur mirë të Ukrainës, raporton Reuters.
Në samit ishin të pranishëm edhe dy të dërguarit specialë të Presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën, Jared Kushner, dhëndri i Trump dhe Steve Witkoff.
“Patëm mundësinë të kemi dy të dërguarit specialë, z. Kushner dhe z. Witkoff, të Presidentit Trump, i cili pati mundësinë të shkëmbejë mendime me ne gjatë këtij samiti”, tha Macron.
Në foton familjare të samitit në Kancelari në Berlin u panë gjithashtu Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë pro-ukrainas./ad
