Vjedhja spektakolare që tronditi Luvrin në Paris ka një faturë marramendëse edhe financiarisht.
Bizhuteritë e grabitura të Napoleonit dhe Perandoreshës sipas llogarive kanë një vlerë totale prej 88 milionë euro. Ngjarja është një goditje për trashëgiminë kulturore të Francës, e cila tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.
Prokurorja Laura Beccuau konfirmoi se vlera e objekteve të vjedhura është shumë më e madhe se sa çmimi i thjeshtë i materialeve, duke pasur një rëndësi të jashtëzakonshme historike.
Vjedhja u zbulua nga një punonjës i kompanisë së pastrimit, i cili e gjeti galerinë mineralogjike në rrëmujë, sipas informacionit nga BFM. Hajdutët kishin hyrë në seksionin e Gjeologjisë dhe Mineralogjisë, duke përfituar nga fakti që sistemi i alarmit ishte çaktivizuar prej disa javësh për shkak të një sulmi kibernetik. Galeria e Historisë Natyrore dhe Mineralogjisë kishte qenë e mbyllur prej disa ditësh. /K.M
