Dy persona janë arrestuar në Durrës, pas një kontrolli të ushtruar ndaj tyre nga forcat “Shqiponja”.
Sipas informacioneve policore, gjatë kontrollit u konstatuar se një nga të arrestuarit, konkretisht E.B., 33 vjeç drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa 28-vjeçari E.N., ishte pasagjer.
Në automjetin e tyre policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe dhjetëra paketa cigare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të vjedhjes së një marketi në Durrës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e qarkullimit rrugor, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 33 vjeç, dhe E. N., 28 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit, u konstatua se shtetasi E. B., drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi E. N., ndodhej si pasagjer.
Në vijim të kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe dhjetëra paketa cigare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të vjedhjes së një marketi, në lagjen nr. 17, në Durrës. /kb
