Protestuesit në Vlorë janë zhvendosur para Bashkisë, ku kanë vijuar protestën në rrugët e qytetit. Ata kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës së institucionit.
Protestuesit kërkojnë përmirësimin e kushteve në universitete dhe uljen e tarifave studentore. Gjithashtu paralajmërojnë se do të vazhdojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre./k.m
