Last Updated on 06/11/2026 by EL
Kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë nënë e bir Sadete dhe Gazmir Fiku të cilët akuzohen për vrasjen e përkatësisht (bashkëshortit dhe babait) Urim Fiku 62 vjeç, ngjarje e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës.
Të dy të akuzuarit kanë mohuar ngjarjen, duke mbetur në pretendimet fillestare se 62-vjeçari është sulmuar nga ariu.
Nga informacionet e marra ato kanë deklaruar se 62-vjeçari kishte shkuar në shtëpi i gjakosur, pasi ishte dëmtuar dhe i shpërfytyruar nga ariu, kishte hyrë në banesë, kishte marrë pistoletën dhe kishte qëlluar veten në gjoks. E shoqja sipas tyre, ka njoftuar ambulancën.
Gazmir Fiku në deklarimet e tij ka thënë se nuk ka qenë në banesë pasi ka qenë në punë në OSHE Bulqizë, gjatë kësaj kohe.
Ata pretendojnë se Urim Fiku vendoste leqe për të zënë kafshë të egra (derra) në pyll. Ajo ç’ka do të hidhte dritë mbi këtë ngjarje do të jenë aktet e ekspertimit të mjekësisë ligjore të cilët pritet të vijnë nga policia shkencore. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për të dy./ET
