Last Updated on 03/12/2025 by Monika
Gazetari Artan Hoxha ka folur për atentatin e ndodhur në Rinas, duke theksuar se aktualisht në Tiranë situata mes grupeve kriminale është në një fazë “status quo”-je, ndërsa kryeqyteti, sipas tij, nuk mund të kontrollohet kurrë nga një organizatë e vetme pa aleanca.
Sipas Hoxhës, Tirana është kurora e gjithë kontrollit dhe asnjë grup kriminal nuk ka kapacitete ta dominojë i vetëm.
Ai tha se atentati në Rinas përbën një përjashtim me një mesazh të qartë.
Hoxha u shpreh se ekzekutimi i ndodhur në zonën e aeroportit dyshohet të jetë kryer sepse viktima, i identifikuar si Dani, konsiderohej një rrezik për grupet rivale.
“Prandaj atentati u bë atje, për t’i dhënë mesazh atyre që janë në burg dhe atyre jashtë: ‘prit se këtu jemi ne’,” deklaroi gazetari.
Ai shtoi se Dani kishte një reputacion të madh në botën e krimit dhe njihej si një njeri shumë i besueshëm në kontaktet që vendoste, çka mund të ketë ndikuar në vendimin e autorëve për eliminimin e tij.
“Në këto moment kemi një statusko. Sa kohë kanë ngjarjet në Tiranë? Tirana është kurora e gjithë kontrollit. Kryeqyteti nuk kontrollohet kurrë i vetëm duhet me aleancë. Tirana është shumë e madhe për ta kontrolluar i vetëm. Aktualisht në qytet nuk ka të tilla vrasje, vrasja në Rinas u bë se Dani mund të ishte rrezik. Prandaj u bë atje atentati që t’i jepet mesazh atyre që janë në burg dhe atyre jashtë “prit se këtu jemi ne”. Prandaj Dani kishte shumë reputacion. Ishte një njëri shumë i besueshëm në kontatktin që vendoste”, tha gazetari./mxh
