Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me tritol e 67-vjeçarit Hysni Ymeri. Sipas raportimeve, një prej personave të arrestuar shtetasi G.B dyshohet se është paguar 1 mijë euro për të vendosur lëndën plasëse në paketën elektrike të pallatit ku banonte Ymeri.
Shuma e parave është gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar shtetasin G.B duke kaluar në zonë, por edhe gjatë kohës që ka ndërruar rrobat pasi vendosi lëndën plasëse.
Në pamjet e kamerave. G.B shfaqet i veshur me kominoshe të cilat më pas i heq dhe i hedh në anë të lumit.
Hetuesit kjanë zbuluar se ditën e ngjarjes, në lagjen “Manush Alimani”, ndodheshin edhe dy të arrestuarit E.I dhe E.H. Grupi hetimor ka dyshime të forta se shpërthimi i telekomanduar të jetë bërë nga E. I.
Për hetuesit ende mbetet i paqartë porositësi i vërtetë i krimit, apo edhe motivi i vrasjes së 67-vjeçarit./Kb
