Last Updated on 19/10/2026 by Anisa
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz, ku dy persona kanë humbur jetën. Sipas informacionit paraprak, viktimat janë vëllezër.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa shkaqet dhe rrethanat që çuan në përshkallëzimin e situatës deri në përdorimin e dhunës mbeten ende të paqarta.
Policia pritet të japë më shumë detaje lidhur me identitetin e viktimave, autorin e dyshuar dhe dinamikën e ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë./ad
