Last Updated on 12/11/2026 by EL
Është arrestuar sot me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja.
Ai po hetohej nga Prokuroria e Fierit për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, që i janë dhënë një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik. Hetimi lidhet me periudhën kur Arben Voja drejtonte Kadastrën e Fierit.
Për çështjen mësohet të jenë arrestuar edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe, një notere , ndërsa në pyetje po merren edhe punonjës të tjerë të institucionit.
Aktualisht Arben Voja po qëndron në ambientet e policisë së Fieit, ndërsa po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK./ET
