Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përsëritur kërkesën ndaj aleatëve të NATO-s për më shumë ndihmë në mbrojtjen ajrore, ndërsa mbërriti në Ankara për samitin e Aleancës së Atlanikut Verior.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Zelensky tha se nevojiten vendime të menjëhershme që do të ofrojnë mbrojtje më të madhe për qytetarët ukrainas, më shumë kapacitete për mbrojtjen e vendit dhe bashkëpunim më të fortë në fushën e sigurisë mes Ukrainës, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Bashkuara.
Presidenti ukrainas bëri të ditur se gjatë samitit ka planifikuar rreth 20 takime dypalëshe me udhëheqës të vendeve anëtare të NATO-s.
Ai pritet gjithashtu të zhvillojë një takim me presidentin amerikan, Donald Trump.
Zelensky propozoi gjithashtu që Ukraina të mund të prodhojë vetë raketat për sistemin amerikan të mbrojtjes ajrore “MIM-104 Patriot”, por theksoi se për këtë nevojiten licenca dhe miratimi i Shteteve të Bashkuara.
“Do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, deklaroi Zelensky./Mxh
