Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar të shtunën se i ka ofruar Dana White-it, drejtorit ekzekutiv të organizatës së arteve marciale mikse UFC, postin e sekretarit të shtypit në Shtëpinë e Bardhë.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se luftëtarit dhe kampionit të madh, Dana White, i është ofruar posti i sekretarit të shtypit të Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.
“Dana, të lutem pranoje këtë detyrë!”, shtoi presidenti amerikan, duke e ftuar White-in që të sjellë me vete edhe disa “asistentë”, edhe pse, sipas tij, disa prej tyre nuk janë shtetas amerikanë./mxh
