Një banesë është përfshirë nga zjarri afër zonës së Tregut ‘5 Maji’ në Tiranë, në katin e tretë të një pallati.
Në vendngjarje ndërhynë dy mjete zjarrfikëse, duke bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.
Si pasojë, banesa u dogj plotësisht, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar/kb
