Last Updated on 27/05/2026 by EL
Një zjarr është regjistruar mbremjen e se merkures në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë konstatuar në një prej hapësirave të godinës, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas verifikimeve të para./ET
