Last Updated on 07/07/2026 by Kesjana
Një zjarr ka rënë në fasadën e godinës së Postës Shqiptare, duke rrezikuar seriozisht jo vetëm ndërtesën, por edhe banesat që ndodhen në të njëjtin objekt.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë ndërhyrë në kohë, duke izoluar vatrën e zjarrit dhe duke shuar plotësisht flakët.
Falë reagimit të shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri u vu nën kontroll brenda një kohe të shkurtër, duke shmangur përhapjen e tij dhe dëme të tjera materiale. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo pasoja të tjera./kb
