Dy trupa njerëzish, identitetet e të cilëve ende nuk janë zbuluar, u gjetën gjatë operacionit për të shuar zjarrin që shpërtheu në Peristeria, Salaminë.
Një total prej 260 zjarrfikësish dhe 18 mjete ajrore po operojnë në Salaminë për dy zjarret.
Mediat greke raportojnë se shtëpitë e zonës janë djegur, ndërsa 8 persona me djegie dhe një burrë i moshuar u dërguan në Qendrën Shëndetësore të Salaminës pasi u shpëtuan nga një shtëpi në Kaki Vigla.
Disa anije të rojes bregdetare janë në vendngjarje dhe kanë shpëtuar të paktën 364 persona nga plazhet e Saterli dhe Kolones./mxh
