Last Updated on 01/09/2025 by adminfjala
Tre persona mbetën bllokuar në fshatin Ndëran në Zagori të Gjirokastrës, teksa po eksploronin zonën kishin mbetur të bllokuar dhe njëri prej tyre ishte rrëzuar në përrua.
Shtetasit kërkuan ndihmë në policinë e Gjirokastrës të cilët u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes së bashku me një grup zjarrfikësish.
Personi që kishte rënë në përrua i përkiste moshës 70 vjeç dhe fatmirësisht u nxor nga aty në gjendje të mirë shëndetësore. Nga pamjet e publikuara shihen zjarrfikësit dhe efektivët e policisë të cilët po transportonin 70-vjeçarin me barelë jashtë zonës ku kishin mbetur të bllokuar. I moshuari tashmë ndodhet në spitalin e Gjirokastrës ku dhe po merr ndihmë mjekësore. m.p.
