Last Updated on 02/08/2026 by EL
Një vatë zjarri është shfaqur këtë të dielë në orën 12:50 është njoftuar në vendin e quajtur Poligoni, mbi repartin ushtarak në Gërhot të Gjirokastër. Mësohet se zjarri kishte përfshirë një sipërfaqe të rrethuar me rrjetë teli, e cila përdorej si park bletësh. Flakët ishin përhapur në të gjithë sipërfaqen, si dhe jashtë saj, duke rrezikuar kosheret dhe objektet ndihmëse.
Bëhet me dije se në vendngjarje ndërhynë dy grupe zjarrfikësish, të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve, mbrojtjen e koshereve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Por si pasojë e zjarrit, u dogj një kasolle që përdorej për ruajtjen e materialeve të bletarisë, ndërsa të gjitha kosheret e bletëve u shpëtuan pa pësuar asnjë dëmtim.
Dyshohet se shkaku i zjarrit mendohet të jetë pakujdesia gjatë përdorimit të tymit për kontrollin e bletëve. Ndërsa bëhet me dije se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./et
