Last Updated on 26/09/2025 by adminfjala
Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të vëllait të këngëtarit Besart Kelmendit.
Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur dhe fituesit të “Big Brother VIP 4”, ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik në Pejë.
Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit, Xheneta Fetahu ka ndarë një postim në Instastory ku shpreh ngushëllimet Gjestit dhe familjes së tij.
“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të perjetshme. Kujtimi i tiji mirë do te mbetet përgjithmonë ne zemrat tuaja.”, shkruan Xheneta në postimin e saj. m.p.
