Last Updated on 15/09/2026 by EL
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, ka deklaruar se SHBA, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare po punojnë për të goditur organizatat kriminale transnacionale shqiptare.
Komentet Lawton i bëri teksa dëshmoi përpara Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ka shpalosur zyrtarisht strategjinë e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump për Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu Lawton deklaroi se SHBA po punonin ngushtësisht me autoritetet shqiptare për të zgjeruar prezencën e kompanive amerikane në tregun shqiptar.
“Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg. Një hua e finalizuar së fundmi në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA”, tha mes të tjerash Lawton./et
