“Në total,” tha Zelensky, “armiku ka përdorur mbi 450 dronë sulmues dhe 30 raketa të llojeve të ndryshme. Është e rëndësishme që të gjithë tani ta shohin se çfarë po bën Rusia: çdo hap që ndërmerr është për të gjeneruar terror te populli ynë dhe jo për t’i dhënë fund luftës. Qëllimi i saj vazhdon të jetë shkatërrimi i shtetit tonë dhe shkaktimi i dhimbjes maksimale popullit tonë. ”/e.t
