Last Updated on 25/11/2025 by EL
Agim Karaj, një prej emrave më të njohur në fushën e mjekësisë dhe onkologjisë në Shqipëri, ka ndërruar jetë si sot një vit më parë dhe i biri i ka bërë një dedikim të ndjerë. Elvisi ecën në gjurmët e të atit dhe drejton me përkushtim spitalin “AmaVita”, duke ngritur edhe më lart emrin që ai la.
Teksa kujton të atin në këtë përvjetor të parë, Elvis Karaj shkruan se falë aftësive të jashtëzakonshme dhe thjeshtësisë që e karakterizonte, doktor Gimi – siç e thërrisnin të gjithë – ka shëruar e shpëtuar shumë jetë.
“Sot nje vit pa doktor Agimin, pa babain tone te shtrenjte. Nuk ka dite qe nuk mendojme per ty, gjithmone te kemi ne mendje dhe zemer. Ne jeten dhe punen tende le shume gjurme pozitive dhe ndihmove dhe sherove shume njerez. Ishe nje njeri madheshtor ne thjeshtesine tende.
Ishe njeri i punes, zemergjere, me aftesi te jashtezakonshme, baba dhe gjysh i mrekullueshem dhe per mua ishe edhe shok i ngushte dhe si vella i madh.
Jam shume krenar qe jam djali yt dhe jam me fat qe kam kaluar kaq shume kohe me ty. Fale teje jemi mire, te respektuar dhe te mirepritur nga te gjithe. Energjia jote pozitive, emri jot i madh vazhdon e na udheheq e na ndihmon ne cdo aspekt te jetes”, shkruan Elvisi.
Profesor Agimi vërtet ka ikur fizikisht, por për familjen ai është përherë mes tyre, si një shembull frymëzimi për përkushtimin dhe pasionin, këshillat e vlefshme të cilat për Elvisin dhe gjithë të tjerët janë udhërrëfyes jete.
“Pothuajse ne cdo hap te jetes se perditshme me duket sikur te kam prane dhe here qesh e here qaj se gjithmone me kujtohen keshillat e tua. Ishe gjigand, i paarritshem si njeri dhe si profesionist. Nese ka nje bote te pertejshme uroj me zemer e shpirt qe shpirti jot te kete gjetur paqe dhe te jesh sa me mire. I paharruar qofte kujtimi jot gjithmone o i madhi Agim Karaj”, përmbyllet dedikimi i Elvisit për të atin./e.t
