Last Updated on 18/11/2026 by EL
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u prit këtë të martë në Karakas nga presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në vend, raportuan mediat vendase.
Mediat transmetuan imazhe të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së duke qëndruar pranë Rodriguez, si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë që vizitonin pallatin presidencial Miraflores në Karakas.
Vizita vjen 10 muaj pas sulmit ushtarak amerikan që çoi në kapjen e ish-presidentit, Nicolas Maduro , i cili aktualisht është në gjyq në SHBA së bashku me gruan e tij./et
