Prokuroria e Vlorës ka vendosur urdhër sekuestro për për disa dosje në Zyrën e Aseteve në Bashkinë e Vlorës.
Siç raportohet, dy oficerë të OPGJ-së kanë qëndruar për 10 orë në ambientet e bashkisë, prej orës 13:00 e rreth ores 23:00 të së martës.
Bëhet fjalë për dosje të viteve 2023-2025. Këto dosje kanë pasur në fokus ndarjen ose parcelizimin e plazheve gjatë këtyre viteve dhe kontratat që janë bërë lidhur me këtë çështje./Kb
