Selin Bollati, fituesja e këtij edicioni të Big Brother Vip ka thyer heshtjen dhe ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh me të gjithë ndjekësit e saj.
Selin ka shkruar për 120 ditët e rrugëtimit të saj në këtë realityshoë duke e përshkruar si një rrugë plot emocione, sfida, përballje.
Në mesazhin e gjatë të ndarë në rrjetet sociale, Selin shkruan se fitorja e saj nuk është vetëm çeku 100 mijë euro, por çdo mbështetje e njerëzve që e kanë ndjekur në këtë rrugëtim.
Mesazhi i Selin Bollatit.
120 ditët e Selin…
Nuk është një postim i rëndomtë Instagrami, por një mijë emocione të mbledhura në pak fjalë mirënjohëse.
Një rrugëtim sfidues, emocionues, një përballje jo vetëm me njerëz me të cilët ndava një shtëpi, por mbi të gjitha një përballje me veten time ..
me atë Selinin e vërtetë që qëndroi e tillë 120 ditë, 24/7.
Ky i sotmi është një falënderim special. Një falënderim zemre për të gjithë ata njerëz që më 19 dhjetor e njihnin shumë pak Selinin, e më 18 prill u dashuruan, u apasionuan dhe u bënë familja ime e dytë.
Publiku im, dashamirësit e mi, mbështetësit e mi pa ju, rrugëtimi im nuk do të kishte shpirt, nuk do të kishte dritë, nuk do të kishte kuptim. Nuk matet rruga me hapat qe hedh por me zemrat që prek ..
Udhëtimi im nuk ishte drejt finales, por drejt vetes, dhe ju ishit drita ime në çdo hap.
Falenderimet e rradhës vijojnë për ata emra që kanë frymëzuar Selinin e vogël dhe i kanë hapur derën Selinit të madh. @sarahoxhaaa fjala “mirënjohje” është pak për ty. Je shembulli i gruas luftarake dhe të arrirë dhe si e tillë, di t’i japi dorën një tjetër personi me këto aspirata. Një vajze të re plot ëndrra i hape derën e mundësive dhe i mësove një rrugë të re drejt qëllimeve te saj.
Padyshim, asgjë nuk do të ishte ky format pa të “The Greatest Showman” @mr.ledionlico . Çdo fjalë që thua frymëzon, çdo moment që krijon mbetet. Faleminderit që i jep zë emocionit. Mes zhurmës të rrugëtimit tim, ndër rreshtave te tua gjeta shtëpin.
@arberhajdari & @monika.kryemadhi dy hallka të rëndësishme që plotësuan zinxhirin e rrugëtimit tim. Faleminderit për çdo emocion të dhuruar dhe për çdo moment që më formësoi më shumë.
The fantastic 3 @petrina.gorica @saimir_muzhaka @evaa_marku puna juaj e palodhur nuk ka nevojë për koment. Sholina ju do!
100 mijë euroshi im nuk është çeku që mbajta në duar, por është çdo mbështetje e juaja, çdo përshëndetje në rrugët e qytetit tim, çdo mesazh që më dërgoni, çdo fjalë e mirë apo kritikë që ndani me mua. Unë nuk fitova vetëm një çmim por fitova një familje .
Ata Jeni JU!
Komuniteti më i bukur që mban emrin #teamselin
E për ta mbyllur …
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Kosovën.
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë në botë.
Kurora ime është E JONA.
Faleminderit nga zemra!
E juaja përgjithmonë,
Selin the Queen…/mxh
