Erëra me intensitet uragani dhe stuhi të fuqishme kanë përfshirë Europën Veriore, duke shkaktuar 13 viktima, kaos në udhëtime, mbyllje shkollash dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike për qindra mijëra banorë.
Anglia Veriore dhe Skocia ‘ngrin’ së ftohti
Në Mbretërinë e Bashkuar, stuhia Goretti goditi rëndë Cornëall-in dhe pjesë të Uellsit, me erëra që arritën deri në 160 km/orë. Rreth 50 fluturime u anuluan në aeroportin Heathroë, duke bllokuar mijëra pasagjerë.
Dhjetëra mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Një burrë në të 50-at humbi jetën në qytetin Helston, pasi një pemë u rrëzua mbi karavanin e tij.
Agjencia kombëtare e motit Met Office paralajmëroi për rrezik nga bora dhe akulli në pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht në Skoci dhe Anglinë Veriore.
Stuhia “Goretti” lë pa energji qindra mijëra familje në Francë
Në Francë, stuhia Goretti shkaktoi ndërprerje të energjisë për rreth 320 mijë familje, kryesisht në Normandinë Veriore. Të shtunën në mëngjes, sipas kompanisë Enedis, rreth 100 mijë banesa mbeteshin ende pa energji elektrike.
Në disa zona erërat arritën një shpejtësi deri në 216 km/orë, duke rrëzuar pemë dhe shkaktuar dëme në banesa. Shkollat mbetën të mbyllura në disa zona, ndërsa porte dhe rrugë u mbyllën përkohësisht.
Paralizohet transporti në Gjermani
Gjermania Veriore u përball me ndërprerje energjie, transporti dhe komunikimi për shkak të stuhisë Elli, e cila solli reshje të dendura bore dhe erëra të forta.
Shkollat u mbyllën në qytetet Hamburg dhe Bremen, ndërsa trafiku hekurudhor në distanca të gjata u pezullua. Operatorët njoftuan se disa linja do të rikthehen gradualisht, por lidhjet nga Hamburgu drejt Kopenhagës, Amsterdamit dhe Hanoverit mbeten të ndërprera.
Gjithashtu, disa fluturime u anuluan në aeroportin e Hamburgut dhe disa autostrada në Frankfurt u bllokuan.
Kaos në transportin ajror të Europës Qendrore dhe Lindore
Probleme serioze u raportuan edhe në disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore. Trafiku ajror u ndërpre nga Çekia deri në Rusi, ku mbi 300 fluturime u anuluan në katër aeroportet që shërbejnë në Moskë.
Autoritetet meteorologjike anëembanë kontinentit kanë lëshuar paralajmërime për erëra “me forcë uragani” dhe reshje të dendura bore, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme./e.t
