Last Updated on 11/06/2025 by adminfjala
- Tërheqja nga Kosova e të gjitha forcave ushtarake dhe paramilitare serbe, përfshirë ushtrinë e rregullt, forcat e marinës, paramilitarët, forcat ajrore, policinë kufitare, shërbimet informative, MUP-in dhe çdo grup tjetër që KFOR-i do të cilësonte si të tillë.
- Krijimi i një zone sigurie ajrore prej 25 kilometrash përtej kufirit të Kosovës.
- Caktimi i një zone 5 kilometra nga kufiri me RFJ-në ku ndalohej vendosja e armatimeve të rënda dhe ushtrisë, përveç ushtarëve kufitarë.
Sulmet e NATO-s u ndërprenë më 10 qershor 1999, pasi Komandanti Suprem i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, raportoi se forcat serbe kishin nisur tërheqjen e plotë nga Kosova.Pas kësaj, NATO vendosi trupat paqeruajtëse në Kosovë dhe nisi administrimi nga Misioni i Përkohshëm i OKB-së (UNMIK), i cili vazhdoi deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008./E.T