Last Updated on 29/08/2025 by adminfjala
Shqipëria ka disa opsione që trajneri Sylvinho nuk i konsideroi për grumbullimin e shtatorit.
Janë disa lojtarë të cilët kanë shkëlqyer në nisjen e këtij sezoni, por u lanë jashtë listës kuqezi për befasinë e të gjithëve.
Anis Mehmeti duket në formë, por po “refuzohet”. Ai shënoi në ndeshjen e parë të Championship. Fantazisti është titullar te Bristol City.
24-vjeçari ka rreth dy vite që nuk merr ftesë. Kur është ftuar, asnjëherë nuk ka luajtur titullar.
Armando Dobra gjithashtu e ka nisur mjaft mirë sezonin. Aktualisht ka dy gola në 6 ndeshje, gjithmonë si titullar. Të mos harrojmë edhe 23-vjeçarin Cristian Shpendi, i cili shënoi në ndeshjen e fundit me Cesenan. m.p.
