Last Updated on 18/02/2026 by Anisa
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka vlerësuar me certifikatën e karrierës Komisar Adriatik Mehmeti, specialist në Drejtorinë e Antiterrorit, i cili prej më shumë se tre dekadash shërben në Policinë e Shtetit.
Certifikata iu dorëzua nga Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit, Drejtues Alban Dautaj, në një ceremoni të veçantë të organizuar në ambientet e kësaj drejtorie, me rastin e daljes në pension të Komisar Adriatik Mehmetit.
Drejtori i Antiterrorit vlerësoi dhe falënderoi Komisar Mehmetin për punën e bërë gjatë karrierës 32-vjeçare në Policinë e Shtetit dhe për profesionalizmin e treguar në hetimin e krimeve.
Ndërkohë, vetë Komisar Adriatik Mehmeti gjatë fjalës së tij në ceremoninë e akordimit të certifikatës së karrierës, falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e kolegët e Drejtorisë së Antiterrorit.
