Last Updated on 08/06/2026 by Monika
Të premten e datës 12 qershor, Partia Socialiste e Shqipërisë shënon 35-vjetorin e themelimit.
Me këtë rast, në Tiranë do të organizohet një event i madh, që sipas informacioneve, me urdhër të kryeministrit dhe kryesocialistit Edi Rama, do të mbledhë socialistë nga e gjithë Shqipëria.
Mësohet se eventi i madh do të nisë në 18:00 në sheshin “Italia”, pranë stadiumit “Air Albania”.
Për këtë përvjetor e, në kryeqytet synohet një pjesëmarrje masive, pasi strukturat organizative të partisë janë angazhuar për një takim masiv në ditëlindjen e socialistëve./mxh
