Last Updated on 19/11/2026 by EL
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet kanë tërhequr vëmendjen gjatë një mbrëmjeje në Los Angeles, ku u shfaqën mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke biseduar dhe shkëmbyer puthje, ndërsa ndiqnin ndeshjen e basketbollit mes Los Angeles Lakers dhe Utah Jazz.
Çifti ishte i pranishëm të mërkurën, më 18 nëntor, në Crypto.com Arena, ku Lakers u mundën me rezultatin 97-109.
Jenner, 29 vjeçe kishte zgjedhur një xhaketë të zezë lëkure nga marka e saj Khy, xhinse blu dhe taka të kuqe, ndërsa aktori 30-vjeçar u shfaq me një xhaketë të zezë Adidas me motive kamuflazhi dhe pantallona të zeza.
Një tjetër detaj interesant ishte mbështetja e Chalamet për Lakers, pasi aktori njihet si një tifoz i zjarrtë i New York Knicks. Gjatë mbrëmjes, ai dhe Kylie u fotografuan duke shijuar ndeshjen, ndërsa aktori u pa edhe me një birrë në dorë.
Momentet nga dalja e tyre u shpërndanë edhe në rrjetet sociale.
Kylie shihet duke takuar anëtaret e skuadrës së tifozëve dhe duke pozuar me to. “Faleminderit, Kylie!”, dëgjohet të thotë njëra prej tyre, ndërsa videoja shoqërohej me mbishkrimin: “Mbreti Kylie në ndërtesë ”, një referencë ndaj periudhës së saj të famshme “King Kylie”, të karakterizuar nga paruket me ngjyra të guximshme dhe pamjet e veçanta të grimit./et
