Për të tërhequr para, disa njerëz punojnë më shumë, të tjerë përpiqen të kursejnë, ndërsa disa besojnë edhe te manifestimi. Dhe, sipas besimeve rreth energjisë së ngjyrave, edhe ajo që veshim mund të ndikojë në mënyrën se si e tërheqim bollëkun financiar.
Çdo ngjyrë lidhet me një energji të ndryshme. Por këto katër konsiderohen veçanërisht të favorshme kur bëhet fjalë për pasurinë, suksesin dhe mundësitë financiare.
1. E kuqja
E kuqja lidhet me forcën, guximin dhe vetëbesimin. Kur e veshim, shpesh përcjellim një imazh më të sigurt dhe më të fuqishëm.
Në traditën kineze, e kuqja lidhet me energjinë jetësore, festimet dhe prosperitetin. Për këtë arsye, besohet se mund të jetë një ngjyrë e mirë për të tërhequr bollëk.
Nuk është e nevojshme të visheni kokë e këmbë me të kuqe. Mund ta përfshini në një çantë, këpucë, aksesorë, manikyr apo edhe në disa detaje të shtëpisë.
2. E verdha
E verdha është një nga ngjyrat më të lidhura me gëzimin, optimizmin dhe kreativitetin.
Ajo mund të ndikojë në humor dhe të krijojë një ndjesi më pozitive, ndërsa në besimet rreth manifestimit lidhet me tërheqjen e mundësive dhe bollëkut.
Nëse po përpiqeni të ndryshoni mënyrën si mendoni për paratë ose të jeni më të hapur ndaj mundësive të reja, një detaj i verdhë në veshje mund të jetë mënyra më e thjeshtë për ta përfshirë këtë ngjyrë në përditshmërinë tuaj.
3. Portokallia
Portokallia kombinon energjinë e së kuqes me optimizmin e së verdhës. Pikërisht për këtë arsye, ajo lidhet me forcën, kreativitetin dhe entuziazmin.
Sipas besimeve rreth manifestimit, portokallia përdoret për të tërhequr bollëk dhe për të nxitur kreativitetin. Është gjithashtu një ngjyrë që të jep një ndjesi më të gjallë dhe më energjike.
Mund ta përdorni në detaje të vogla, si një çantë, një bluzë, një palë këpucë apo një aksesor, pa pasur nevojë ta bëni pjesë dominuese të veshjes.
4. E arta
E arta është ndoshta ngjyra që lidhet më drejtpërdrejt me pasurinë.
Ajo simbolizon luksin, bollëkun dhe suksesin material dhe prej shekujsh është shoqëruar me diçka të çmuar dhe të paarritshme për të gjithë.
Sipas besimeve të manifestimit, përfshirja e ngjyrës së artë në veshje ose në ambientin ku jetoni mund të ndihmojë në krijimin e një atmosfere që lidhet me prosperitetin.
Nuk duhet ta teproni. Një bizhuteri, një orë, një detaj në çantë apo një objekt i vogël në shtëpi mjafton për ta sjellë këtë ngjyrë në përditshmëri./MXH
