Last Updated on 10/09/2025 by adminfjala
Ish-Presidenti i Palermos në vitin 2017, Paul Baccaglinin, ka humbur jetën teksa ndodhej në banesën e tij mbrëmjen e 9 shtatorit.
Mediat italiane raportojnë se trupi i tij u gjet nga partnerja e tij në shtëpinë në Segrate, pranë Milanos. Shkaku i vdekjes së Paul Baccaglinit nuk është përcaktuar ende, por autoritetet italiane nuk përjashtojnë as vetëvrasjen.
Baccaglini njihej në Itali si një personazh në televizion, ku ishte dhe gazetar në emisionin investigativ “Le Iene”. Gjithashtu, 41-vjeçari u bë pjesë e botës së sportit në vitin 2017 ku u bë president i Palermos për katër muaj. m.p.
