Përgatitja e shtëpisë për festat mund të jetë stresuese, sidomos kur lista e pastrimit duket e pafundme.
Sipas të dhënave nga Roborock, personat që organizojnë festa shpenzojnë më shumë se 20 orë duke pastruar shtëpinë përpara se të presin miqtë.
Megjithatë, ekspertët e pastrimit thonë se jo çdo punë duhet përfunduar përpara mbërritjes së të ftuarve.
Ja katër punë që mund t’i shtyni pa u ndjerë në faj:
1. Pastrimi i thellë i furrës
Nëse furra nuk ka mbetje të grumbulluara që shkaktojnë tym ose erë gjatë gatimit, nuk ka arsye ta pastroni në thellësi para festës. Për më tepër, duke qenë se do ta përdorni për përgatitjen e ushqimeve, ajo mund të ndotet përsëri. Ekspertët këshillojnë gjithashtu shmangien e programit vetëpastrues, pasi mund të krijojë tym dhe erë të pakëndshme në shtëpi.
Prisni miq për festat? 4 punët e shtëpisë që mund
2. Larja e dritareve
Dritaret e pastra janë të këndshme, por nuk janë përparësi kur prisni miq. Të ftuarit zakonisht përqendrohen te dhoma ku qëndrojnë, tryeza dhe banja. Mjafton të pastroni njollat e dukshme ose gjurmët e gishtave në zonat kryesore, ndërsa larjen e plotë mund ta lini për një ditë tjetër.
3. Pastrimi i thellë i divaneve dhe tapeteve
Shmangni larjen profesionale të tapeteve dhe divaneve pak para festës. Gjatë pritjes, ushqimet dhe pijet mund të derdhen lehtësisht, duke bërë që pastrimi të duhet përsëritur. Është më praktike ta kryeni këtë punë pasi të largohen të gjithë të ftuarit.
Prisni miq për festat? 4 punët e shtëpisë që mund
4. Organizimi i dollapëve dhe rafteve
Prania e miqve shpesh na shtyn të organizojmë çdo cep të shtëpisë, nga dollapët te raftet. Por ekspertët kujtojnë se organizimi nuk është i njëjtë me pastrimin dhe shumica e këtyre hapësirave nuk do të ndikojnë në përvojën e të ftuarve. Sigurohuni vetëm që të ketë vend për palltot, që banjoja të jetë e pajisur dhe që kuzhina të jetë funksionale.
Përqendrohuni te hapësirat që përdorin realisht miqtë: salloni, tryeza e ngrënies, kuzhina dhe banja. Shtëpia duhet të jetë e pastër dhe mikpritëse, jo perfekte deri në detajin më të vogël. Punët e mëdha mund të presin deri në janar!/mxh
