Last Updated on 19/11/2026 by Monika
Spiropali ka deklaruar në Top Story në Top Channel se Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS.
“Po flas këtu me emër. Unë besoj se Belinda Balluku, që më del emri gjithkund në përballjen me veten, është modeli më i keq i qeverisjes në forcën tonë politike, por në të njëjtën kohë është viktima më e freskët e një modeli që duhet të ndryshojë.
Në momentin kur pushteti personalizohet deri në pikën ku nuk ka më filtra dhe kontrolle brenda forcës politike, ku nuk ka më guxim politik dhe nuk ka më ngritje në forume për të diskutuar politika, nuk ka më përballje, edhe modeli i telefonatave, mesazheve dhe i zgjedhjeve personale është padiskutim i pashmangshëm.
Nuk kam shkuar në parlament të votoj për rastin se do kishte pasojë për Shqipërinë nuk mund të legjitimoja një model në PS i cili kishte marrë përfitime të pamerituara”, tha Spiropali./mxh
