Last Updated on 24/04/2025 by adminfjala
River Plate vazhdon të konfirmojë veten si një nga fabrikat e talenteve në futbollin e Amerikës së Jugut. Perla e fundit që ka dalë nga sistemi i të rinjve të klubit të Buenos Aires është Franco Mastantuono, një mesfushor me tipare sulmuese, 18 vjeç, i cili tashmë ka fituar një vend titullari.
Mastantuono zyrtarisht bëri debutimin e tij me ekipin e parë në janar 2024 dhe që atëherë ngritja e tij ka qenë konstante. Në vetëm pak muaj ai ka bërë 56 paraqitje për River, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 4 asistime. Një paraqitje që ka tërhequr vëmendjen e disa top klubeve evropiane.
Sipas “The Sun”, Manchester United është gati të bëjë një lëvizje për të siguruar argjentinasin e ri. “Djajtë e Kuq” e konsiderojnë një talent me karakteristika të ngjashme me Phil Foden. Konkurrenca është e ashpër: Barcelona, Atlético Madrid dhe Inter e kanë vënë në shënjestër lojtarin.
Mastantuono është i lidhur me River Plate deri më 31 dhjetor 2026 dhe ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë euro, më e larta e vendosur ndonjëherë nga River. Megjithatë, ka një kusht themelor: lojtari do të mund të lëvizë jashtë vendit vetëm pasi të mbushë 18 vjeç, pra nga 14 gushti 2025. m.p.