Last Updated on 24/11/2026 by Anisa
Policia Rrugore e Tiranës/Intensifikohen kontrollet me mjete bashkëkohore, në të gjitha akset e kryeqytetit, me fokus ato hyrëse/dalëse, për të konstatuar shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e rrugës dhe shkaktojnë kaos në lëvizje.
Gjatë javës së kaluar, 40 shtetas të arrestuar/proceduar penalisht, 5134 masa administrative të vendosura dhe 49 mjete të bllokuara pas lëvizjes me karrotrec.
Shtetasit e arrestuar/proceduar penalisht drejtonin mjetet në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe/ose u larguan nga vende aksidentesh.
Ndërkaq, masat administrative të vendosura gjatë monitorimit të akseve të kryeqytetit, me pajisje teknologjike, konsistojnë në:
-4418 drejtues të ndëshkuar për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të mjetit;
-268 drejtues motomjetesh të ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-149 shtetas të ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-130 shtetas të ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-123 shtetas të ndëshkuar për pozicionim të gabuar të mjetit në korsi;
-36 shtetas të ndëshkuar për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për drejtuesit e mjeteve, që të shmangin përdorimin e celularit dhe të alkoolit, si dhe të përdorin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të parandaluar ngjarjet me pasoja për jetën dhe shëndetin./ad
