Një trend i ri po qarkullon në rrjetet sociale, i cili fokusohet tek “rifillimi personal”: zakone të vogla që japin rezultate të mëdha brenda një muaji, duke përmirësuar humorin dhe produktivitetin e përditshëm.
Fillimi i ditës me një gotë ujë dhe 5 minuta stretching aktivizon metabolizmin dhe përmirëson fokusin, sipas coach-ëve të well-being. Regjistrimi i tri gjërave për të cilat je mirënjohës ul stresin dhe nxit frymën pozitive në tru, ndërsa një pushim 30 minuta pa telefon çdo mbrëmje përmirëson gjumin dhe shmang mbingarkesën dixhitale.
Me aplikimin e këtyre zakoneve, përdoruesit raportojnë se ndihen më të qetë, më të disiplinuar dhe më të motivuar. Ky trend pritet të vazhdojë të dominojë në 2026-n./KM
