Last Updated on 04/08/2026 by Monika
Këtë të martë po zhvillohet protesta qytetare e 66-të kundër qeverisë.
Qytetarët janë grumbulluar si zakonisht në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.
Protestuesit, me postera e pankarta në duar, vijojnë me zhvendosjen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbajnë disa fjalime.
Më tej, protestuesit do të vijojnë marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare./Mxh
