Roya Karimi është një histori inspiruese e forcës dhe ndryshimit. Nga një vajzë e re që u martua si nusë fëmijë në Afganistan dhe u detyrua të jetonte nën shtypjen e normave sociale, ajo tani është një nga trupat më të njohura të bodybuildingut në Evropë.
Në moshën 30 vjeçare, Roya qëndron në skenë me një bikini të mbushur me kristale, me një trup të formuar pas orësh të tëra stërvitjeje në palestër. Lëkura e saj e lëmuar dhe e pjekur nga dielli, bashkë me grimin dhe flokët e gjatë bjonde, janë një pamje që mund të shihen në një konkurs të Miss Universe.
15 vite më parë, Roya ishte një nënë e re në Afganistan, e martuar në moshë të vogël dhe e detyruar të jetonte nën një regjim të rreptë. Ajo iku nga vendi i saj dhe gjeti strehim në Norvegji, ku ndërtoi një jetë të re, vazhdoi studimet dhe u bë infermiere. Aty takoi burrin e saj, i cili gjithashtu merret me bodybuilding.
Për Roya, bodybuilding është më shumë sesa një sport është një mjet që e ka ndihmuar të çlirohet nga kufizimet fizike dhe mendore që i ishin imponuar. “Sa herë shkoj në palestër, kujtoj kohën kur në Afganistan nuk më lejohej të ushtrohesha lirisht,” thotë ajo.
Rritja e saj në bodybuilding ka qenë e shpejtë, duke filluar këtë sport profesionist vetëm dy vjet më parë. Sot, ajo garon në Kampionatin Botëror të Bodybuilding-ut dhe është një simbol i forcës për gratë në Afganistan, ku pas rikthimit të talebanëve, gratë janë përjashtuar nga shumë të drejta themelore, përfshirë arsimin dhe mundësinë për të punuar.
Roya thotë: “Unë pata fatin të arrija të largohem, por shumë gra ende nuk kanë as të drejtat më të thjeshta të njeriut, si arsimi. Kjo është shumë e trishtë dhe zemëruese.”
Historia e Roya-s është një mesazh shprese dhe forcë për të gjitha gratë që luftojnë për të drejtat e tyre, dhe një kujtesë e rëndësisë së lirisë dhe mundësisë për të jetuar pa kufizime./ MXH
