Meghan Markle dhe Princi Harry kanë zgjedhur ta festojnë ndryshe këtë vit përvjetorin e tyre të martesës, duke ndarë me ndjekësit disa nga kujtimet më personale të historisë së tyre të dashurisë.
Dyshja, që kurorëzoi lidhjen në vitin 2018 në Windsor përpara miliona teleshikuesve në mbarë botën, publikoi fotografi të rralla nga dita e madhe, përfshirë momente nga ceremonia dhe festa luksoze që pasoi më vonë.
Në postimet e publikuara nga Meghan nuk munguan as pamjet nga jeta e tyre aktuale në Montecito. Në një video familjare, Princi Harry shfaqet duke sjellë një tortë me qirinj të ndezur, ndërsa fëmijët e çiftit këndojnë plot entuziazëm “Happy Birthday”.
Atmosfera romantike vazhdon me një puthje mes çiftit dhe momentin kur ata shuajnë së bashku qirinjtë, duke festuar tetë vite martesë.
Një nga surprizat më të komentuara ishte dhurata e Harry-t për Meghan-in: një skulpturë artistike me dy pinguinë të përqafuar. Sipas Dukeshës së Sussex-it, simbolika lidhet me një kujtim të veçantë nga koha e fejesës së tyre, kur kishin organizuar një festë tematike të veshur si pinguinë, simbol i besnikërisë dhe lidhjes së fortë mes partnerëve.
Me këtë rast, Meghan ndau edhe një fotografi të vjetër nga ajo mbrëmje, duke rikthyer emocionet e fillimeve të romancës së tyre./mxh
